Rreth EuroPartners Development

Qendra "EuroPartners Development" (EPD) ka per qellim rritjen e nivelit informimit te publikut dhe kapaciteteve individuale dhe insitutionale te administrates ne lidhje me politikat evropiane dhe ne pergjithesi me kuadrin e programeve te zhvillimit te shoqerise.
» me shume ...

Newsletter
Rreth EuroPartners Development

Qendra “EuroPartners Development” (EPD) ka për qëllim rritjen e nivelit informimit të publikut dhe kapaciteteve individuale dhe insitutionale të administratës në lidhje me politikat evropiane dhe në përgjithësi me kuadrin e programeve të zhvillimit të shoqërisë.

EuroPartners Development (EPD) është një organizatë jo-qeveritare në Shqipëri e themeluar me misionin për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë shqiptare drejt një kulture dhe ndryshimi institucional në kuadrin e integrimit evropian duke dhënë mbështetje dhe ekspertizë për të rritur kapacitetet, informuar, edukuar dhe nxitur institucionet publike dhe jo-publike si dhe komunitetin e gjerë për një pjesëmarrje aktive në demokratizimin dhe proceset e zhvillimit social-ekonomik dhe reformat.

EuroPartners Development e percepton zhvillimin e Shqipërisë si një proces gjithnjë e në rritje e në vazhdimësi të mësuari nga bashkëpunimi ndërmjet aktorëve që kontribuojnë drejt synimeve që përbashkëta. Vetë Organizata e sheh veten gjithnjë në proces nxënieje që do të vazhdojë të zhvillohet e rritet në përgjigje të ndryshimeve që ndodhin në mjedisin që prek zhvillimin në Shqipëri dhe Vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, EPD është e angazhuar të ofrojë ekspertizën lokale dhe përvojën e saj për partnerët ndërkombëtarë me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira.

EuroPartners Development, me kalimin e viteve është shndërruar në një organizatë që ofron shërbime profesionale me një ekspertizë të fortë në fushën e demokratizimit, ngritjes së kapaciteteve institucionale për institucionet qeveritare dhe organizatat jo-qeveitare, në reformat që kanë lidhje me integrimin evropian, qeverisjen lokale dhe zhvillimin rajonal.

Themeluesit e EuroPartners Development, stafi kryesor lokal i saj dhe bashkëpunëtorët kanë një përvojë të konsiderueshme në projektet e asistencës teknike në Shqipëri e vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe në të gjithë botën, si në ekonomi në zhvillim edhe ato tranzitore. Ne kemi ngritur dhe i kushtojmë vëmendjen e duhur ruajtjes së kulturës së punës në ekip, gjë që promovon shpirtin e të punuarit së bashku në organizatë, si dhe në të gjitha ekipet e projekteve të tjera ku marrim pjesë. Ne respektojmë vlerat etike, kultivojmë komunikimin pozitiv dhe konstruktiv dhe po krijojmë një zhvillim afatgjatë të punës për pjesëtarët e ekipit tonë të punës, si dhe organizatën. Mjedisi ambicioz dhe sfidues që qëndron përpara nesh rrit angazhimin dhe përkushtimin e stafit ndaj organizatës, ndaj partnerëve tanë dhe ndaj cilësisë së standardeve që kërkojmë të arrijmë.

Ekspertiza

Përvoja e EuroPartners Development mbulon një gamë të gjerë fushash:

  • Demokratizimi dhe Zhvillimi i Shoqërisë Civile
  • Reforma në Administratën Publike
  • Zhvillimi Ekonomik dhe Rajonal
  • Iniciativat Anti-Korrupsion
  • Financa Publike
  • Zhvillimi Lokal dhe Decentralizimi
  • Koordinimi i Asistencës së Huaj
  • Bashkëpunimi Ndërkufitar
  • Zhvillimi Social/Reduktimi i Varfërisë
  • Asistencë për të hartuar projekt-propozime për fonde të donatorëve të ndryshëm

Ne kemi akses të plotë ndaj ekspertizës së kualifikuar ndërkombëtare nëpërmjet gamës sonë të partnerëve tanë ndërkombëtarë.


Ndryshimi i fundit: 30-11--0001
Copyright © europartners.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr. Ismail Qemali, P. 2K, Nr. 25 (mbi Abissnet)
email: info@europartners.al