Newsletter
Prezantimi i Strategjise Territoriale ne Rajonin e Kukesit

 Në kuadrin e Programit të Decentralizimit dhe të Zhvillimit Vendor (DLDP), EuroPartners Development mbështeti Bashkinë e re të Kukësit për hartimin e Strategjisë Territoriale të Bashkisë Kukës.
Ky program financohet nga Qeveria Zviceriane nëpërmjet HELVETAS Sëiss Intercooperation.
Faza e parë e cila nisi në Gusht 2014 dhe përfundoi në muajin Mars 2015 u konkludua me hartimin e Programit të Zhvillimit të Zonës Funksionale, i cili ishte një dokument që përfshinte një analizë të detajuar të situatës dhe gjëndjes social ekonomike të zonës së Kukësit.
Në mbyllje të kësaj faze u organizua një konkurs nga vetë DLDP, ku Europartners Devolpment mori çmimin e parë me Programin e Zonave Funksionale të Qarkut Kukës. Ky çmim u dhurua për Bashkinë Kukës në mënyrë që të përdoret për nevojat evetë administratës bashkiake.
Përgatitjet e aktiviteteve për fazën e dytë filluan në Nëntor 2015. Me Reformën Territoriale, që hyri në fuqi pak para fillimit të fazës së dytë, erdhi edhe ndryshimi i kufijve administrativë të përfshirë në Strategjinë Territoriale.
Ekipi i Europartners Development, organizoi disa aktivitete me tematikë informuese/konsultative si dhe bashkëbisedime të cilat shërbyen për një përqasje sa më gjithëpërfshirëse të territorit të Bashkisë Kukës. Si fazë përmbyllëse e gjithë procesit, u hartua dokumenti i Strategjisë Territoriale të Bashkisë Kukës.

Mbyllja e të dyja fazave u finalizua nga një konferencë me donatorë ku morën pjesë Kryetari i Bashkisë Kukës, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Ambasadori i Danimarkës në Shqipëri dhe Koordinatori i UNDP-së në Shqipëri. Gjatë konferencës, ekipi i EPD prezantoi përpara pjesëmarrësve vizionin, orientimet strategjike dhe prioritetet e zhvillimit të territorit të Bashkisë Kukës deri në vitin 2030.

Klikoni këtu për të parë fotot e aktivitetit


Ndryshimi i fundit: 17-03-2016
Copyright © europartners.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr. Ismail Qemali, P. 2K, Nr. 25 (mbi Abissnet)
email: info@europartners.al