Newsletter
Starton zbatimi i Projektit : Rritja e presionit civil mbi hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2019 – 2021 dhe Buxhetit vjetor 2019

 Me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë

 
Transparenca dhe pjesëmarrja e publikut në hartimin e politikave buxhetore ka qenë dhe mbetet një problem ne Shqipëri. Edhe pse janë bërë hapa të rëndësishëm për të rritur pjesëmarrjen qytetare në hartimin e buxhetit në nivelin vendor, duke aplikuar shumë forma pjesëmarrjeje si dëgjesat publike apo buxhetimin me pjesëmarrje, pjesëmarrja qytetare në nivelin qendror mbetet një fushë ku ende nuk po behet progres. Transparenca është e rëndësishme, “ndërkohë që pjesëmarrja e publikut në buxhet mund të maksimizojë rezultate pozitive që lidhen me transparencën më të madhe buxhetore”.  Pjesëmarrja e publikut dhe grupeve të interesit duhet të realizohet në tre momente: momentin e hartimit të buxhetit nga ministritë dhe Qeveria;  momentin e diskutimit të buxhetit në Parlament;   monitorimin dhe kontrollin e zbatimit të buxhetit nga Kontrolli i Larte i Shtetit.
Eksperienca nw shqiperi tregon se grupet e interesit dhe publiku nuk marrin pjesë në hartimin e verifikimin (auditimin) e buxhetit (ekzekutivi dhe KLSH), ndërkohë që pjesëmarrja gjatë procesit legjislativ konsiderohet në raportin 2 me 3. 
 
Qëllimi i Projektit: Të rrisë angazhimin e shoqërisë civile në drejtim të rritjes së transparencës së buxhetit dhe debatit qytetar në vendmarrjen e buxhetit publik në nivelin qëndror, duke ndikuar në rritjen e presionit nga ana e shoqerisë civile ndaj administratës qëndrore lidhur me orientimin e fondeve në përputhje më angazhimet strategjike të planifikuara nga qeveria në dokumentat strategjike dhe duke i orientuar aty ku nevojat janë më të mëdha. 
Objektivat speficike të projektit janë: 
Ob.1 - Rritja e transparencës në proçesin e hartimit dhe zbatimit të Programit Buxhetor Afatmesëm dhe Buxhetit Vjetor 
Ob.2 - Përmirësimi i orientimit të fondeve buxhetore nëpërmjet sigurimit të diskutimit të hapur publik të niveleve të financimit dhe orientimit të buxhetit. 
Projekti do të realizohet në dy faza: 
Faza e parë: Informim dhe ngritje kapacitetesh:  përfshim informimin dhe trajnimin e organizatave te shoqërisë civile lidhur me përmbajtjen e Buxhetit të vitit 2018 dhe dokumentit të PBA-së 2018-2020 , si dhe si duhet te “lexojne” dhe kuptojnë dokumentin e PBA-se dhe dokumentin e buxhetit. 
Faza e Dyte: Mbështetje e pjesëmarrjes direkte të organizatave të shoqërisë civile në shqyrtimin e PBA 2019– 2021 dhe Buxhetit 2019 dhe dhënien e opinionit lidhur me ate se si prioritete të caktuara dhe të rëndësishme për publikun dhe qytetaret me fokus se si prioritetet strategjike qe lidhen me rininë, janë reflektuar në dokumentin e buxhetit.dhe reforma në arsim. Gjatë kësaj faze, OCSs (Prill- Qershor 2018) do të shqyrtohen dhe do te analizohet se si realisht reformat e deklaruara nga Qeveria si prioritare janë të mbështetura më buxhet. 
Projekti parashikohet të zhvillohet ne 11 muaj
 

Ndryshimi i fundit: 14-11-2017
Copyright © europartners.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr. Ismail Qemali, P. 2K, Nr. 25 (mbi Abissnet)
email: info@europartners.al