Newsletter
Trajnimi per rritjen e njohurite e OSHC-ve mbi Programin Buxhetor Afatmesem, organizuar ne kuader te projektit "Rritja e presionit civil mbi hartimin e Programit Buxhetor Afatmesem 2019 - 2021 dhe Buxhetit vjetor 2019"

 

Me mbështetjen e Fondacionit Shoqeria e Hapur për Shqipërinë, Europartners Develoment synon të rrisë angazhimin e shoqërisë civile në drejtim të përmirësimit së transparencës së buxhetit dhe debatit qytetar në vendmarrjen e buxhetit publik në nivelin qendror. Duke ndikuar në rritjen e presionit nga ana e shoqërisë civile ndaj administratës qendrore lidhur me orientimin e fondeve në përputhje më angazhimet strategjike të planifikuara nga Qeveria në dokumentat strategjike dhe do të orientohen fondet aty ku nevojat janë më të mëdha.

 

Në kuadër të aktiviteteve të nisura Europartners organizoi një trajnim dy ditor në 19-20 Dhjetor 2017 me përfaqësuesit e organizatave të shoqërise civile. Qëllimi i trajnimit ishtë dhënia e njohurime më specifike mbi Programin Afatmesëm Buxhetor (PBA), si dhe procesin e hartimit të tij dhe permbajtjen e programeve specifike të PBA.

Trajnimi u orientua drejt shpjegimit të përgjithshëm të procesit te menaxhimeve publike, si dhe në përputhje me fokusin e analizave të shoqërisë civile mbi programet respektive të Programit Buxhetor Afatmesëm sektorë , apo fushave që lidhen kryesisht me rininë, dhe me specifikisht financimin e Planit Kombëtar për Rininë 2014 – 2020, arsimin, shërbimet sociale më fokus mbështetjen e grupeve vunerabile, dhe financimin e Planit të Veprimit për Komunitetin Rom dhe Egjyptian 2015 -2020 si dhe mbështetjen e personave me aftësi të kufizua, organizatave të shoëerisë civile ju ofruan informacione me specifike lidhur me programet e PBA-se që janë të ndërlidhura dhe mbështesin realizimin e politikave të parashikuara në këto plane kombëtare,

Në sesionin e trajnimit të datës 20 Dhjetor 2017 ishte i ftuar dhe Z.Gentian Opre, Drejtor, Drejtor i e Analizës dhe Programit Buxhetor, ne Ministrinë e Financave.

Pas marrjes së njohurive mbi programet specifike të PBA të përzgjedhura nga organizatat e shoqërisë civile, projekti do të vijojë me asistencën që do ti ofrohet organizatave për të realizuar analizat mbi mbështetjen e programeve të mësiperme me financime në kuadër te PBA 2019-2020. Këto analiza do të jenë edhe baza e diskutimeve mes organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të Ministrive përkatëse gjatë fazës së hartimit të PBA-se në periudhen Prill-Qershor 2018.

 


Ndryshimi i fundit: 15-11-2017
Copyright © europartners.al - Te gjitha te drejtat e rezervuara.
Adresa: Rr. Ismail Qemali, P. 2K, Nr. 25 (mbi Abissnet)
email: info@europartners.al