Newsletter
NGO
Shoqata E Konsumatorit Shqiptar
Tirana, Tirana
Rruga; 4 Shkurti/ Perballe Telekomit
tel: +355 4 2234216 / 0693059691    fax:
www.shoqataekonsumatoritshqiptar.com
Areas / Sector of Interests
  • Human Rights
  • Social services and Human development
Executive Director
Dr. Islam Cani
email:islamcani_aca@yahoo.com
Mission Statement
Mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te konsumatoreve shqiptar Fushat qe operojme nder to: Edukim dhe ndergjegjesim i qytetareve ne breza te ndryshem nepermjet takimeve, bisedave dhe botimeve.
Short Description

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, eshte themeluar ne vitin 1990 dhe eshte regjistruar ne Gjykaten e Tiranës me Vendim Nr.1177/1.date 3.10.1991. Eshte shoqate e pavarur dhe ka si mision dhe qellim te saj, mbrojtjen e te drejtave dhe interesave te konsumatoreve shqiptar. Veprimtaria e saj mbeshtetet ne Statutin e hartuar qe ne themelim dhe te rishikuar ne vitin 2003.
Nga Tetori i vitit 1993, SHKSH-ja është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Konsumatorit (CI) me qëndër në Londër dhe ka bashkepunim me organizata të tjera te përafërta në vend si dhe me ato homologe në botë.
Shoqata ka nje shtrirje ne gjithe vendin, duke patur nje strukture te organizuar me rajone e dege, pika kontakti e grupe vullnetare. Që nga themelimi i saj e deri tani janë antarësuar rreth 60.000 persona. Por aktivizim te rregullt dhe qe paguajnë kuotën e antarësisë jane rreth 5.000 antarë.
Gjithashtu shoqata ka perfaqesim ne organet e pushtetit qendror (Keshilli bashkerendues i mbrojtjes se konsumatoreve ne METE, ERE, AKEP, Bordin e MBUMK, Bordin e Akreditimit, Autoriteti i Konkurences, Komitetet e Standardizimit, etj) si dhe perfaqesues ne pushtetin lokal.
Fushat, ne te cilat Shoqata operon duke kryer aktivitetin e saj jane te ndryshme si:
• Edukim dhe ndergjegjesim, ne shkolla, nepermjet takimeve, bisedave, qe synojne njohjen e ligjeve, marredhenieve treg-konsumator, shperndarjen e botimeve te ndryshme, broshura, flete palosje, si dhe jashte saj, nepermjet fushatave te ndryshme (15 marsi -Dita Nderkombetare e konsumatoreve; Anti-duhan, Mjedis i paster, kujdesi nga fast-food, etj), botimeve ne shtyp, intervistave, biseda ne radio dhe televizione.
• Keshillim, nepermjet zyrave te keshillimit qytetar, ne te cilat mblidhen kerkesa, ankesa, jepen keshillime per fusha te ndryshme: ushqimore, te mjedisit, sherbimeve, tregtise, juridike, etj.
• Kryerja e anketimeve, testimeve, sondazheve, pyetesoreve, intervistave, ne lidhje nivelin e kenaqshmerise se konsumatoreve per produktet industriale (etiketim, fatura, garancia, ankesa, demshperlime, etj); shendetesi, arsim, turizem (hoteleri, restorante); per ndertimin (banesat e reja, termoizolimin etj), mjedis, etj.
• Shkembimin e informacioneve me institucionet shteterore nepermjet dhenies se mendimeve per akte te ndryshme ligjore e nenligjore, paraqitjes se ankesave qe prekin interesat kolektive te konsumatoreve, ne lidhje me energjine elektrike, telefonine, vendosjen e kasave dhe dhenien e fatures, produktet ushqimore, ujin e pijshem, ndotjen e mjedisit, largimin e pesticideve nga zona te ndryshme etj.
• Zgjidhjen e mosmarreveshjeve midis tregtareve dhe konsumatoreve si dhe perfaqesimin e konsumatoreve ne gjykate (nje rast ne lidhje me falsifikimi e pijes se frutave ku SHKSH ishte pale e dyte). 

Shoqata e Konsumatorit Shqiptar ka nje staf prej dy vetesh, te punesuar me kohe te plote, staf te cilet punojne me kohe te pjesshme, sipas rastit ne varesi te nevojave te shoqates si dhe stafi i vullnetareve.
Burimet kryesore te financimit jane nga kuotat e anetaresise, kontributet dhe dhuratat, si dhe projektet nga donatoret e ndryshem brenda ose jashte vendit, sherbimet specifike e juridike, ne perputhje me ligjin“Per organizatat jo fitimprurese”si dhe Ligjin “Per mbrojtjen e konsumatoreve”.
Nga ana e shtetit ka munguar mbeshtetja financiare per shoqaten, por organet shteterore kane premtuar dhe kane realizuar ne planin strategjik duke parashikuar mbeshtetjen financiare te shoqates, kjo gje mund te realizohet ne fund te ketij plani ne vitin 2013 ne jemi ne pritje.
Kjo mungese financiare e rrezikon zhvillimin e metejshem te aktiviteteve, te mbrojtjes se te drejtave dhe interesave te konsumatoreve si dhe fuqizimin e SHKSH, ne teresi e ne veçanti te gjitha strukturave ne qarqe, rrethe etj. Eshte mundesuar pjesemarrja e shoqates ne aktivitetet ( vetem me trajnime 1-3 ditore) mbeshtetura nga projektet e Programit CARDS 2003, CARDS 2006, dhe te Qeverise Gjermane nepermjet GTZ .
Puna dhe veprimtaria jone ne formen me te shkurtuar qe permendem me lart ka si qellim dhe mision kryesor: Mbrojtjen e konsumatorit nepermjet edukimit, informimit,keshillimit, negocimit me organet shteterore dhe ato te biznesit( prodhues- tregtar ) shtrirjen e trajnimeve e deri tek pikat e kontaktit ne te gjithe vendin. Nje pune e veçante behet per te realizuar ndergjegjesimin e qytetareve (per tu aftesuar, per te patur kuraje, per te trajtuar dhe ngritur probleme qe i takojne nje informimi te vertete rreth padrejtesive qe mund t’i behen konsumatorit nga mungesa e demokracise se tregut, te komunikimit dhe te marredhenieve oferte- kerkese ashtu sikurse vendet e tjera Europiane dhe me gjere. Deri tani ne kemi patur arritje, suksese me projekte te ndryshme .
Shoqata ka Institutin e saj per mbrojtjen e konsumatorit , kjo si pjese e rendesishme ne zhvillimin e punes tone.
 

Copyright © europartners.al - All rights reserved.
Address: Rr. Ismail Qemali, P. 2K, Nr. 25 (mbi Abissnet)
email: info@europartners.al