Mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Qarkut të Kukësit
Objektivi i përgjithshëm: Të përmirësojë aksesin në zhvillimin socio-ekonomik dhe mundësitë e punësimit në Bashkinë e Kukësit.
Objektiva specifikë:
(i) Të ofrojë alternativa ekonomikisht të qëndrueshme ndaj kultivimit të kanabisit, me fokus tek të rinjtë dhe të rejat në Kukës
(ii) Të rrisë ndërgjegjësimin kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në zonën e Kukësit.
Projekti NOK u përqendrua në mbështetjen e alternativave socio-ekonomike në Kukës, për të parandaluar rrezikun e përfshirjes në aktivitete të paligjshme dhe kultivimin e kanabisit në veçanti të grupeve vulnerabël (personat e prekur më parë nga kultivimi i kanabisit dhe ata në rrezik dëmtimi, neglizhence dhe përjashtimi social), si dhe për të ndërtuar qëndrueshmërinë e tyre dhe për të forcuar kapacitetet e bashkisë së Kukësit në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin publik mbi këtë çështje, dhe për të rritur aksesin dhe për të ofruar shërbime gjithëpërfshirëse, në veçanti për grupet vulnerabël.