Bashkitë për në Evropë (Faza 2)

Vendi: 
Shqipëri
Kategoria: 
Qeverisje e Mirë
Data e fillimit: 
1.7.2023
Data e përfundimit: 
30.6.2024
Agjencia e donatorëve: 
EU
Partnerë: 
ICE/Belgium, EPRD/Poland, Ecorys/Netherlands, OSFA/Albania
Partneri kryesor: 
Europartners
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Projekti synon të ofrojë asistencë dhe mbështetje teknike për bashkitë përmes sesioneve trajnuese, aktiviteteve të transferimit të njohurive, eventeve publike dhe mjeteve të ndryshme informuese me qëllim ngritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimin për administratat bashkiake dhe qytetarët e Shqipërisë në lidhje me proceset e Integrimit në BE.

Nëpërmjet një mbulimi mbarëkombëtar, ky projekt do të ofrojë mbështetje për të 61 Bashkitë e Shqipërisë dhe do të përfshihet në aktivitete të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në arritjen e komponentëve kryesorë të mëposhtëm: 

  • Forcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor në përballimin e sfidave që paraqet procesi i integrimit europian dhe shfrytëzimi i mundësive që ai ofron.
  • Rritja e njohurive për politikat e BE-së, acquis, standardet dhe shpërndarja e informacionit të BE-së në nivel lokal. Të gjitha aktivitetet e menaxhimit të projektit organizohen rreth 3 komponentë.

C.I Ngritja e Kapaciteteve Institucionale 

C.II Performanca e Pushtetit Vendor

C.III C.III. Visibiliteti dhe Komunikimi me Publikun

Për të arritur qëllimet e projektit, zbatohen këto aktivitete kryesore:

  • Mbështetja e krijimit të Njësive të Integrimit Evropian në të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe sigurimi i mirëfunksionimit të tyre.
  • Vazhdimi i asistencës ndaj bashkive në procesin e integrimit në BE duke i informuar lidhur me detyrimet dhe përfitimet që lindin për qeveritë vendore dhe komunitetet vendore në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
  • Rritja e kapacitetit të qeverive vendore për të transmetuar informacion në lidhje me BE-në tek publiku dhe palët e interesuara të synuara.
  • Ndihma ndaj Bashkive në aplikimiet për akses në fondet dhe programet e BE-së, veçanërisht duke vepruar si asistencë teknike për skemën e granteve të financuara nga BE-ja 'BE për Bashkitë'.
  • Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet qeverisjes vendore, komunitetit vendor, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë në vendimmarrje dhe konsultime të vazhdueshme për çështje që lidhen me procesin e integrimit në BE. 
  • Mbështetje në formulimin dhe paraqitjen e qëndrimeve dhe propozimeve të përbashkëta nga pushteti vendor për të përmirësuar performancën e tyre në lidhje me BE-në, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin Teknik të Këshillit Konsultativ. 
  • Asistenca në konsolidimin e rolit të Agjencisë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor (ASLG) dhe Shkollës Shqiptare të Administratës Publike (ASPA) dhe asistenca në rritjen e funksioneve të tyre kundrejt njësive të qeverisjes vendore në çështjet që kanë të bëjnë me BE-në.