Rritja e informimit të të rinjve mbi Bashkimin Evropian dhe mundësitë që ofrohen nga financimet e BE

Vendi: 
Shqipëri
Kategoria: 
Qeverisje e Mirë
Agjencia e donatorëve: 
Kongresi Rinor Kombëtar dhe Bashkia Tiranë
Partnerë: 
Liburnetik
Partneri kryesor: 
Europartners
Staf: 
8
Përshkrimi i detajuar i projektit: 

Projekti ka për qëllim të rrisë kapacitetet e të rinjve dhe stukturave rinore (këshillave rinore, grupeve informale dhe organizatave rinore) për të përfituar efektivisht nga mundësitë e financimit të BE-së dhe përfshirjen e tyre në dialogun e procesit të integrimit evropian.

Per të arritur sa më sipër, do të ndërhyhet përmes 2 Objektivave kryesore:
• OS1. Rritjes së njohurive dhe kapaciteteve të rinjve/ grupeve rinore mbi programet e lidhura me BE-në për të mundësuar aksesin dhe përfitimin nga mundësitë, rrjetëzimi dhe partneritetet e financimit të BE-së;
• OS2. Inkurajimi i përfshirjes së të rinjve apo organizatave rinore në procesin e integrimit nw BE..

Projekti synon të mbështesë të rinjtë dhe organizatat rinore shqiptare për të përthithjen e fondeve e BE-së dhe për t'i angazhuar ato në dialogun për procesin e Integrimit Evropian. Në këtë kontekst, projekti është në përputhje me objektivin e përgjithshëm të thirrjes aktuale për propozime të Tiranë European Youth Capital, duke kontribuar konkretisht në shtyllat programore Rinia zhvillon Kapacitete dhe Rinia është Europiane.
• Trajnim për ngritje kapacitetesh për të rinjtë, grupet rinore infomale dhe organizatat rinore në aplikimin në Fondet e BE-se”
• Studim mbi njohjen dhe përfshirjen e të rinjve në Procesin e Integrimit Europian
• Publikim i një manuali infomues (Toolkit) mbi programet dhe intrumentat financiare të BE-së dedikuar të rinjve.
• Krijimi i një Modul online E- learning
• Organizimi i një vizitë studimore në Selanik (ish Kryeqytet Europian i të Rinjve ne vitin 2014).
• Zhvillimi i një Forumi me titull " Europa dhe Zëri i të Rinjve"

Rezultatet e arritura:
• 3 Trajnime dy ditore lidhur me fondet e BE-së
• 90 të rinj përfaqësues të grupeve rinore/ aktivistë dhe përfaqësues të organizatave te trajnuar dhe aftesuar në aplikimin e projekteve të BE-së.
• 15 të rinj pjesëmarrës në vizitën studimore
• Më shumë se 1000 të rinjve nga të tre qytetet u thellohen dijet mbi procesin e Integrimit Europian dhe programeve të BE-së
• 1 studim mbi përfshirjen e të rinjve në procesin e Integrimit Europian
• 1Manual infomues mbi Instumentat programor dhe financues të BE-së për të rinjtë
• Tre video të animuara që prezantojnë programe të BE-së
• 3 forume të organizuara për përfshirjen e të rinjve në procesin e IE
• 100 të rinj të angazhuar në diskutimet për përfshirjen e tyre në dialogun për procesin integrimit.